Skip to content

Banesa shërbente si “laborator” droge/ Pranga pronarit në Tiranë, sekuestrohen lëndë narkotike me vlerë 500 mijë euro

Zbulohet në Yzberisht, një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen.

Gjatë aksionit  janë sekuestruar 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë pronarin banesës. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas siguronte sasi të mëdha të Kanabisit dhe Kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.