
Banorët e Laçit shprehen të kënaqur me investimin e Turqisë në Kurbin. Sipas tyre cilësia e ndërtimit ka qenë mjaft e mirë, ndërkohë që flasin me superlativa dhe për presidentin e Turqisë, për të cilin thonë se meritonte një pritje edhe më madhështore.
‘Populli është i kënaqur, a i ka shërbyer këtij populli, të gjithë janë të kënaqur, shumë të kënaqur. Është një investim duke punuar 24 orë”.
“Jashtëzakonisht shumë i mirë, mrekulli e madhe, shumë mirë, kështu të jetë me u bo Shqipëria, me tu kënaqë shpirti, si me qenë plak dhe me u bo i ri. Donim me e taku po nuk na lanë”.
“Shumë mirë jemi ndje”.
“Ai e meritonte më shumë me e prit, ai e meriton me thënë të vërtetën, është treguar shumë human me popullin shqiptar. Janë 500 familje që janë strehuar, nuk janë pak”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb