Bangladeshi paralajmëroi refugjatët muslimanë Rohingya që të mos kryejnë asnjë krim në vend.

Ministri i Brendshëm, Asaduzzaman Khan Kamal, kërkoi që refugjatët Rohingya të jetojnë në paqe në vendin pritës derisa të riatdhesohen.

“Ne nuk duam të shohim terroristë dhe gjakderdhje në kampet Rohingya. Ky është një vend turistik”, tha ai. Kamal tha se refugjatët muslimanë Rohingya do të përballen me veprime të rrepta ligjore nëse kryejnë ndonjë krim.

– Spastrimi etnik i muslimanëve Rohingya

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), mbi 700.000 refugjatë u detyruan të iknin nga Arakani pas 25 gushtit 2017 dhe u strehuan në Bangladesh. Gjysma e refugjatëve në kampe janë fëmijë.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut me imazhet satelitore që publikuan vërtetuan se në Arakan qindra fshatra u shkatërruan.

Marrëveshja e nënshkruar midis qeverive të Mianmarit dhe Bangladeshit për kthimin e Rohingya-ve në tokat e tyre mbetet e paefektshme në praktikë, pasi nuk është e mundur që të zhvendosurit të dokumentojnë situatën e tyre.

OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut i referohen dhunës kundër muslimanëve Rohingya si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

Qeveria e Mianmarit, e cila ka kufizuar ashpër hyrjen e mediave dhe organizatave ndërkombëtare në shtetin Arakan, nuk i ka përmbushur premtimet e saj në lidhje me kthimin e muslimanëve Rohingya.

Muslimanët Rohingya që u strehuan në Bangladesh dhe organizatat e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar se kthimi i tyre në Mianmar pa mjedisin e nevojshëm të sigurt do të çojë në një spastrim të ri etnik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re