Skip to content

Banka Botërore, 165 milionë dollarë për refugjatët rohingia në Bangladesh

rohinja epa 1

Banka Botërore ka miratuar në Bangladesh 165 milionë dollarë ndihma për rohingian – refugjatë nga Mianmari.

Banka Botërore tha se ndihma iu dha ekskluzivisht për të ndihmuar refugjatët muslimanë të cilët ishin viktima të përndjekjes brutale në Mianmar.

Asistenca u miratua për projektet e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit, rrugët, urat, sistemin e kanalizimit dhe ndriçimit në rajonet ku numri i rohingiave e tejkalon popullatën lokale.

Kombet e Bashkuara i përshkroi refugjatët muslimanë nga Mianmari si më të rrezikuarit në botë.

Nën mbulesën e luftës kundër sulmeve ekstremiste në pikat e kontrollit të policisë, ushtrisë e Mianmari dhe militantët budiste ndërmorrën sulme brutale mbi popullsinë Rohingia duke vrarë më shumë se 24,000 anëtarë të këtij kombi.