Korrupsioni ka njohur një zgjerim të ndjeshëm në 6 vitet e fundit në Shqipëri. Konstatimi vjen nga një raport I Bankës Botërore, i cili ka analizuar një sërë kompanish që operojnë në vend.

 

Duke ju referuar raportit që njihet si “Vrojtimi I Sipërmarrjeve” rezulton se rreth 36% e biznesit kanë pranuar se u është kërkuar rryshfet nga ana e zyrtarëve.

 

Por si qëndron shqipëria në raport me vendet e tjera?

 

Raporti nenvizon se kërkesat për rryshfet në vendin tonë janë gati tre herë më e lartë se mesatarja e Europës dhe Azisë e cila arrin në 11.9% ndërsa ajo globale është 17.4%.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re