Banka Botërore njoftoi se për Ukrainën do të sigurohet një mbështetje shtesë prej 530 milionë dollarësh me qëllim për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave të saj emergjente.

Në një deklaratë me shkrim nga banka thuhet se financimi i Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) është mbështetur me garancitë e kredive të dhëna nga Britania e Madhe (500 milionë dollarë) dhe Danimarka (30 milionë dollarë).

Më tej në deklaratë theksohet se për Ukrainën do të sigurohet një mbështetje shtesë prej 530 milionë dollarësh me qëllim për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave të saj emergjente që ka shkaktuar lufta e filluar nga Rusia.

Burimi në fjalë do të transferohet në kuadër të “Projektit të Shpenzimeve Publike për Qëndrueshmërinë e Kapacitetit Administrativ në Ukrainë (PEACE)”, bëhet e ditur në deklaratën ku thuhet se synohet të mbështetet vazhdimisht kapaciteti publik, përfshirë sigurimin e shërbimeve publike bazë si shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale.

Më tej thuhet se Banka Botërore deri më sot ka siguruar rreth 13 miliardë dollarë financim të situatës emergjente për Ukrainën.

Gjithashtu vihet në dukje se mbështetja financiare i lejon Ukrainës të vazhdojë të sigurojë shërbimet e saj qeveritare bazë dhe ndihmon të lehtësojë efektet e humbjeve njerëzore dhe ekonomike që ka shkaktuar lufta.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re