Banka britanike HSBC tërhoqi investimet e saj nga një kompani izraelite e prodhimit të armëve, Elbit Systems, pas një fushate aktivistësh që luftonin për të drejtat e palestinezëve.

Burimet në HSBC kanë konfirmuar këtë lëvizje për disa media, por banka ende nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me të.

Kompania thotë se nuk ka pikëpamje politike por “ndjek parimet e të drejtave ndërkombëtare të njeriut” që ajo zbaton në biznes.

Sipas një raporti të grupit aktivist War on Want nga 2017, HSBC investoi 3.92 milionë dollarë në Elbit Systems.

Grupi tha se banka investoi një total prej $ 1.05 miliardë në kompanitë që shitnin armë për ushtrinë izraelite.

Disa nga kompanitë e listuara, si Rolls Royce dhe BAE Systems, gjithashtu kanë klientë civilë.

Me seli në Haifa, Elbit prodhon pajisje ushtarake dhe civile, duke përfshirë dronët, avionët, sistemet e kontrollit të armëve dhe artileri.

Klientët e kompanisë janë ushtria izraelite dhe forcat ajrore amerikane dhe britanike.

Elbit gjithashtu furnizon Agjencinë Amerikane të Mbrojtjes së Kufirit me pajisjet e monitorimit që përdoren në kufirin me Meksikën.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re