Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zbardhur vendimin në lidhje me pezullimin e pagesave të kësteve të kredisë për ata qytetarë apo biznese që kanë probleme për shkak të të koronavirusit.

Ndryshe nga sa ishte njoftuar më parë, sipas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, bankat nuk do të pezullojnë të gjitha pagesat për këstet e kredive të individëve, por vetëm për ata kredimarrës që vërtetojnë se gjendja e tyre financiare është përkeqësuar për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Për të përfituar nga kjo nismë çdo biznes apo individ duhet t’i drejtohet bankës me një kërkesë për pezullimin e kësteve dhe riskedulimin e kredisë duke argumentuar se gjendja e tij financiare është përkeqësuar.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=6TZS4k-_Jmg?feature=oembed&w=1200&h=675]

Pas kësaj kërkese është banka që do të vendosë nëse do t’ja marrë parasysh kërkesën apo jo kredimarrësit.më pas është banka ajo që ofron një mënyrë të re të pagesës së kredisë dhe garanton se nuk do të raportojë si kredimarrës të keq tek regjistri i kredive.

Ndërkohë për të gjithë ata kredimarrës për të cilët gjendja financiare nuk është përkeqësuar, secili duhet të vijojë pagesën e kredive normalisht. Masat për riskedulimin e kësteve të kredisë  hyn në fuqi në datën 13 mars 2020 dhe do  zgjasin deri në datën 31 maj 2020.

Ato parashikojnë që, gjatë kësaj periudhe, ata kredimarrës individë dhe biznese, gjendja financiare e të cilëve përkeqësohet nga situata aktuale, mund të përfitojnë një shtyrje, deri në 3-muaj, të pagesave të kësteve të kredive./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re