Eksperti i Ekonomisë, Enriko Ceko ka qenë i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës ku ka folur lidhur me gjendjen e ekonomisë shqiptare në këtë kohë krize.

Ceko tha se gjendja e borxhit publik ishte alarmante. Më tej ai kritikoi menaxhimin që qeveria po i bënte situatës ekonomike, duke përmendur rastin e Bankës së Shqipërisë që po mbante miliarda euro rezervë duke mos i dhënë mundësi ekonomisë shqiptare që të qarkullojë.

Pyetje: Jemi pranë vijës së kuqe sa i përket borxhit publike?

Ceko: Duhet të kemi parasysh që ata që menaxhojnë ekonominë e një shteti janë ata që drejtojnë financat tona por janë po ata që na çojnë në greminë. Unë do e krahasoja ekonominë një vendi si trupin e njerut, ku çdo sektor është gjymtyrë e trupit.

Pyetje: Ku ndryshon kjo krizë nga krizat e mëparshme?

Ceko: Nëse në krizat e mëparshme, u shpreh vetëm rritja e inflacionit, kavende të cilat me zgjuarsi e përdornin inflacionin për mirë. Sot nuk kemi thjesht inflacion në rritje por ajo që është më interesante dhe që e fut vendin dhe ekonominë botërore është që paralelisht me këtë të kemi edhe pengesë për rritjen ekonomike por edhe papunësi të lartë. Zakonisht me rritjen e inflacionit papunësia bie. Por në këtë rast nuk ka më punësime të reja.

Pyetje: Rritja e çmimeve të produkteve, a ka abuzim?

Ceko: Duhet të kemi parasysh një gjë që të dy vendet që po ndërluftojnë edhe Rusia edhe Ukraina janë furnizuese në rang global të produkteve të ndryshme. Marrim rastin e vajit, që e blejmë nga Italia por kjo e fundit, lëndën e parë e merr nga Ukraina.

Pyetje: Qeveria ka hartuar dy paketa sociale për mbështetje ndaj qytetarëve, a janë këto të mjaftueshme dhe serioze?

Ceko: E kapim në mënyrë tjetër këtë çështje, Banka e Shqipërisë ka deklaruar me mburrje që ka 6 muaj rezerva valutore që janë gati 5 miliardë euro. Ky është gabimi trashanik që është bërë, se të mbash 5 miliardë euro të ngrira dhe të mos i japësh mundësi ekonomisë shqiptare të xhirojë, ky është krim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re