Gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme me gazetarët, kryeministri Rama u pyet nga gazetarja e FaxNews, Rovena Cerka, në lidhje me raportin e FMN-së, ku thuhet se në Shqipëri ka pasur një rënie të kreditimit nga bankat këto kohë.

Kryeministri i është përgjigjur shkurt kësaj pyetjeje, duke iu shmangur përballjes me shifra dhe duke thënë se sipas tij kreditimi këtë periudhë është shumë herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të viteve të shkuara.

Gjithashtu kryeministri ftoi gazetarët të verifikojnë përgjigjen e tij dhe jo të zbërthejnë ato që thotë FMN.

“Përgjigja për sa më takon është me një fjali. Kreditimi në këtë periudhë nga banka ka qenë disa herë më i lartë se në të njëtën periudhë të vitit të shkuar dhe viteve të fundit.

Verifikojeni këtë se sa të kuptoni ato që thoni nga FMN-ja”, u përgjigj Rama.(F.M/Faxweb)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re