Pasi kompania Bankers Petroleum kërkoi nga organet ligjzbatuese në vend hetimin e ish-drejtuesit të saj Leonidha Çobo, ky i fundit përmes një letre të hapur ka reaguar në lidhje me këtë çështje.

Çobo shprehet se ai është i qetë dhe besimplotë se organet kompetente do të sqarojnë akuzat e ngritura ndaj tij. Gjithashtu thekson se drejtuesi aktual Xingyun Sun nuk mund të mbulojë dështimin e tij në krye të kompanisë përmes akuzave dhe mashtrimeve mbi.

Reagimi i plotë: Letra e hapur, e tipit DAZIBAO, eshte nje genjeshter totale ne cdo aspect te saj. Insitucionet shqiptare kane nisur hetimet dhe po ndjekin ceshtjet gjyqesore qe Bankers ka ngritur ndaj meje. Personalisht jam I qete dhe besimplote qe organet kompetente do te sqarojne deri ne fund cdo akuze te ngritur ndaj meje.

Z. Sun e di shume mire qe fushata e mashtrimeve dhe kallezimeve, nuk mund te mbuloje deshtimin e tij personal ne krye te kompanise, me pasoja fatale per te ardhmen e Bankers si kompani, dhe te vendburimit te Patos Marinzes si pasuri kombetare.

Dua te theksoj me keqardhje te thelle se, kompania me e madhe ne Shqiperi sot eshte katandisur ne nje kompani te falimentuar dhe po tentohet te kthehet ne nje skeme te paster piramidale, ku te ardhurat nga vendburimi I Patos-Marinzes transferohen jashte Shqiperise, ne te njejten kohe kur borxhi karshinen-kontraktoreve eshte mbi 70 million USD.

Ne keto kohe te veshtira te COVID kur Bankers merr garanci sovrane, Z. Sun shperblen bujarisht vetveten. Ne rast falimetimi shume te mundshem, shperblimet e majme te Z. Sun dhe shpures se tij do t’ipaguajne taksapaguesit e varfer Shqipetar.

Bankers duhet te pergjigjet per menyren se si po operon vendburimin me te madh te Evropes. Prodhimi ditor I Bankers ne Shkurt te ketij viti ishte 2500 ton/dite; sot eshte rreth 1850 ton/dite, nje renie prej me shume se 30% ne vetem 7 muaj. Kjo eshte ose veprimtari e qellimshme kriminale ose paaftesi totale e grupit drejtues te Bankers.

Z. Sun ne vend se te merret me letrat e hapura, ne kerkim te armikut te jashtem te kompanise, ben mire te sqaroje dhe te siguroje organet kompetente, te cilave u drejtohet nepermjet kesaj DAZIBAO; se cfare garancie ofrojne Bankers, aksioneret e sajdhe z. Sun personalisht ne rast te nje falimentimi te mundshem. Cfare do te ndodhe me detyrimet karshi autoriteteve Shqiptare, me kredite bankare prej me shume se 120 MM USD dhe me mbi 70 milion USD detyrime karshi nen-kontraktoreve???

Keto jane shqetesime qe kerkojne nderhyrje urgjente para se te jete shume vone dhe vendburimi I Patos-Marinzes te kthehet nga pasuri kombetare ne nje humnere ekonomiko-financiare.
Me respekt, Leonidha Cobo

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re