Bankieri rus dhe kryetari i Bankës VTB, Andrej Kostin, i ka kërkuar Vladimir Putinit 104,000 rubla nga llogaria e tij personale për të mbjellë 1040 pemë në rajonin Irkutsk të Siberisë në emër të presidentit të Rusisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja,ai i tha atij se çdo pemë kushton 100 rubla, prandaj duhet të paguajë aq shumë.

Dhe siç mund të shihet, shprehja e fytyrës së Vladimir Putinit në atë moment tregon se presidenti nuk e priste këtë.

“Për këtë ju duhem. Natyrisht, unë nuk kundërshtoj”, thotë Putin, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit filluan të qeshin.

Kur Kostini mbaroi fjalimin e tij, ai u ngrit, duke shkuar drejt Putinit.

“Po vjen për paratë. Njerëz të frikshëm këta bankierët”, ka thënë tutje me shaka Putini.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re