Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Veterrik në Berat. Zjarri është shfaqur në shkurret buzë tokave bujqësore dhe është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në tokat bujqësore dhe vreshtat me rrush.

Në zonë kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikësish, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit. Burime të zjarrëfikësve në vendngjarje bëjnë me dije se, zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe është vënë prej disa nga banorët e zonës.

Ata kanë djegur mbeturinat dhe zjarri u ka dalë nga kontrrolli duke u përhapur me shpejtësi. Si pasojë e zjarrit të rënë janë djegur rreth 2 dylym me shkurre e ferra.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re