Banorët e lagjes ‘5 maj’ po vijojnë me rezistencën për mbrojtjen e banesave të tyre. Ditën e sotme ata thonë për Fax News se kanë marrë letër kërcënuese nga Bashkia e Tiranës.
Sipas tyre ekspertët e ASHK do çohen për të bërë matjet e pronave, dhe në këtë process po ndërhyn dhe Bashkia duke u kërkuar banorëve paraqitjen në njësinë administrative.
Banorët:“Ne kemi dalë përherë, jemi në mbrojtje të pronave tona. Ne nuk kemi pranu të paguajmë ryshfet dhe nuk jemi legalizu. Ne I kemi kërku takim bashkisë për projektin.
Na kërkojnë gatishmërinë tonë për të lejuar specialistët e ASHK për kryerjen e matjeve te pronat, nuk ka pse na dërgojnë dhe mesazhe kërcënuese.
Legalizimet dhe Bashkia e Tiranës i kanë punët e ndara, pse Veliaj po I fut në një thes? Çdo ekspert është i mikëpritur por jo të paraqitemi ne në njësi administrative.
Mos kërcëno banorët i them Veliajt, sepse nuk penalizohemi ne por ju.
-Nuk po kuptohet asgjë! Këta duan të na vjedhin hapur.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
