Banorët e “5 Majit” dhe Laprakës janë grumbulluar së bashku në protestë ditën e sotme. Policia e shtetit ka ndërhyrë për të lejuar lëvizjen e automjeteve, por vetë banorët kanë qenë ata që nuk janë bërë pengesë për makinat.

Thirrjet e forta kundër Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, nuk kanë munguar, ndërkohë që është paralajmëruar përshkallzimi i protestave nëse nuk dëmshpërblehen për shtëpite që po prishen.

“Siç kemi paralajmëruar ne do të përshkallëzojmë protestat nëse nuk marrim dëmshpërblim“, tha një nga banorët.

E pranishme në protestë ishte dhe Nënë Liza, e cila i bëri thirrje popullit të mos bëhet popull dele siç dëshiron Rama .

Flasin banorët:

Banori 1: Të nderuar banorë, këta harrojnë të lexojnë se para se të prishin shtëpitë, duhet të japin dëmshpërblim në bazë të tregut. Këta janë kriminela, dhe dhunojnë popullin që janë votues të PD-së. Turp të kenë, janë hajduta. Ligji thotë se duhet të na japin dëmshpërblim sipas vlerës së tregut. Na jepni atë që na takon, atë që keni te shkruar në ligj. Jo ata miliona që keni vjedhur, ato do ju bëhen ilaçe për fëmijët e tu. Haku do ju zejë. Lexoni mirë ligjin para se të prishni këto shtëpija. Turp të keni jenëi hajduta”, tha një nga banorët.

Banori 2: Ne hamë në kazanët e plehrave, Edi Rama merret me punë e Serbisë, Turqisë e Afganistanit. Ne na prish shtëpitë. Ku të jetojmë ne? Nuk duroj djalin me më prish shtëpinë dhe jo policinë. I bëjmë thirrje Ramës se nuk është miting për qejf ky, por është për hall.

Nënë Liza: I bëj thirrje kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë të merren me popullin. Me popullin e vet janë tu bo armiq. Afganët i strehojnë. Policisë i bëj thirrje mos prekë njeri me dorë. Popullit i bëj thirrje të mos bëhet dele. Ky kryeministri, kryetari i bashkisë e ndërrojnë ligjin nga njëherë në natë. Kryetari i bashkisë nuk vjen të shohe ku rri kjo nënë.

(E.H/Faweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re