Banorët e “5 Majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit nuk ndalen me protestat e tyre.

 

Këtë radhë, ata u zhvendosën pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku kërkuan informacion për shembjen e shtëpive dhe kompensimin.

 

Banorët kërkuan sqarim mbi devijimin e projektit të Unazës së Madhe.

 

 BANORE

Kush e merr guximin për ta deformuar, për ta nxjerrë në Paskuqan e në Babrru projektin e Unazës? Se ne kur kemi ndërtuar shtëpitë kemi parë mirë dhe e kemi ditur se ka një Unazë për të bërë. Kush e bën hartën këtu? Pse ka kaluar komplet harta në Babrru e Paskuqan? Shkojmë te bashkia thonë  e ka ARRSH, pastaj IKMT-ja.

 

 

Pas ndalesës në ARRSH, ku qytetarët nuk morën përgjigje konkrete, ndalesa e radhës ishte në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ku kërkuan takim me një përfaqësues, për t’u informuar mbi shtëpitë e tyre që presin të legalizohen prej më shumë se 10 vitesh.

 

BANORE

 

Po presim që të dalë një person cilido që të japë informacion se çfarë bëhet me pronat tona. Kemi bërë aplikimin deri në 2006-ën dhe deri tani nuk kemi marrë asnjë lloj përgjigjeje. Shkojmë te bashkia Kamëz, ikni teK RRSH, ikim te ARRSH, ikni te Kadastra këtu e mbyllën dhe derën siç po e shikoni. Ne e kemi investuar gjithë jetën, vjen një moment thonë do të shembet.

 

Sipas bashkisë së Tiranës, të gjithë qytetarët që preken nga procesi i rindërtimit do të marrin aq metra katrorë sa kanë patur.

 

Ndërsa banorët që humbin shtëpitë nga Unaza e Madhe, do të kompensohen sipas çmimeve të referencës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re