Banorët e “5 majit” dhe pakuqanit protestojnë sot para Kuvendit, në lidhje me projektin e unazës së Madhe, që sipas tyre është devijuar.
Me projektin e ri një prej banorëve thotë se prishen 40 banesa, nga 7 që prekeshin nga ai i vjetër.
Ndërkohë këta banorë thanë se do të zhvendosen të drejtoria e policisë aty ku mbahen 15 të arrestuarit e protestës së djeshme.
“Është devijuar projekti në pjesën ku janë shtëpitë. Baza e protestës është devijimi i projektit, s’kemi gjë për të dëmshpërblyer, ministrja tha do zbatohet projketi i 89, ne e kemi parë projektin, ta zbatojnë atë projekt.
(Tregon hartën), ky është projekti i vjetër dhe ky i ri, me projektin e ri preken 40 ndërtesa, nga 7 që preken nga i pari pasi pjesa është e pabanuar.
Në bazë të projektit të parë ne nuk kemi ndërtuar, ata e kanë ndryshuar që të ndërtojnë pallatet oligarkët, ne kemi emra po si kemi konfirmuar.
Ministres së Infrasturkturës të marrë specialistët më të mirë, dhe unë jami gatshëm të zgjedh një studio, moderatorin dhe të përballemi.
Ministrja thotë të mos lëvizim me makinë, po harxhimet për projektin pse nuk bëhen?Do protestojmë para policisë, për të liruar ata që janë arrestuar mbrëmë, mos rrini në shtëpi kur të vi fadroma, protestoni sa nuk është vonë për të gjithë”– u shpreh një banor.
“Jeta në shqipëri është bërë e rrezikshme, nga rritja e çmimeve, shteti është bërë gangster me ne. Kemi kërkuar dhe nuk është bërë asgjë për ne, për zonën time është bërë devijimi i projektit, skemi asnjë informacion se kur do prishet banesa, asgjë tjetër”– u shpreh një banore e zonës së Paskuqanit.
…
/faxweb