
Banorët e Astirit prej dy muajsh protesta, mbrëmjen e kësaj të marte kanë zgjedhur që marshimin e tyre ta bëjnë në drejtim të shtëpisë së kryeministrit Edi Rama.
Të shoqëruar nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu banorët e Astirit do të marshojnë drejt shtëpisë së kryeministrit në Surrel.
Banorët gjatë marshimit të tyre në drejtim të fshatit Surrel mbajnë me vete disa pishtarë dhe pritet që ato të tentojnë t’i afrohen shtëpisë së shefit të qeverisë.

