Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë vijojnë protestat në mbrojtje të shtëpive të tyre. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat thotë se banorët në mënyrë simbolike janë lidhur me zinxhirë duke protestuar në të dyja krahët e rrugës, ndryshe nga netët e tjera.

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, tha se nëse gjyqtarët do të dënojnë banorët e shoqëruar, ata do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit.

“Protesta do të vazhdojë. Shikoni sa forca policie kanë ardhur. Qartazi krimi mund të bëjë çfarë të dojë. Çdo hajdut, kriminel, bandit, është në qejf të vetë, pasi policia është këtu. Rama ka hallin e “Unazës”, se këtu do t’i vjedhë lekët. Ai kërkoi të kishte gjakderdhje, por qytetarët refuzojnë të bëjnë gjakderdhje dhe të përplasen me policinë, pasi ata kërkojnë dialog me qeverinë. Policia duhet të ishte në punë të vetë, duke kapur kriminelë, të kapte Kajmakun, Pjetrin, Avdylajt, etj. Protesta është e drejtë kushtetuese. Qytetarët po protestojnë sepse po iu shemben shtëpitë. Banorët kërkojnë thjesht dialog me qeverinë që t’u zgjidhet halli i tyre. Banditët janë në qejfin e vet. Krimi është rehat, sepse policia nuk i heton. Protesta është e drejtë kushtetuese. Edi Rama ka mbaruar. Është në ditët e tij të fundit. Projekti është korruptiv dhe aktualisht është nën hetim. Edi Rama po sulmon pluralizmin. Banorët janë treguar të qetë, por çdo gjë ka një limit. Banorët nuk duan gjakderdhje. Qeverisë po i bien gjethet një nga një. Ne marrim frymëzim nga qytetarët. Nëse do të dënohet qytetarët, gjyqtarët janë të çmendur dhe do të mbajnë përgjegjësi penale. Ne do të jemi këtu çdo ditë”-tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re