Banorët e Unazës së Re kanë tentuar të futen me force në Bashkinë e  Tiranës. Protestuesit u përplasen me forcat e rendit dhe ata të policisë bashkiake në një moment kur tentuan të hapin dreren kryesore të këtij institucioni.

Kjo është dita e dyte që banorët mblidhen para zyrës së Veliajt.

 

Ata kërkojnë dëmshpërblim për të gjitha banesa dhe bizneset që do të prishen për zgjerimin e rrgës nga “Pallati me Shigjeta” deri tek “Dogana”.

 

Me pankarta në duar ata shprehen se do ti mbrojne deri edhe me gjak objektet e tyre, të cilat thonë se I kanë ndërtuar me shumë mund e djersë në këto 30 vite.

 

 

Edhe këtë të martë sikurse ditët e fundit, protesta e tyre është mbështetur nga deputete të Partisë Demokratike.

 

Duhet thene që nga 300 objekte që pritet të prishen në këtë segment të Unazës së Madhe, 2/3 e tyre nuk ka certefikate pronesie dhe ata rrezikojnë të dalin në rruge nga ky process. Bashkia I ka premtruar kësaj kategorie se do të përfshihen në programet e ndihmes dhe mbështetjes ku llogaritet aplikimi për kredi të buta dhe qera falas për 3 vite, por kjo sipas banoreve nuk është zgjidhje.

 

Nga protesta para Bashkisë ka pasur kaos edhe me levizjen e mjeteve në krah të këtij institucioni.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re