Skip to content

Banorët e Elbasanit: Duhet ujë 24 orë që mos të mbajmë depozita. Drejtori i UKE: Duhen fonde të mëdha, presim nga qeveria

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mosfurnizimi 24 ore i popullatës me ujë të pijshëm i ka shtyrë ata të vendosin depozita nga 500 deri në 1 mijë litërshe në tarracat e pallateve. Dhe aktualisht thuajse të gjithë pallatet e kohës së monizmit në Elbasan mbajnë mbi vete disa dhjetëra tonelata ujë të vendosura në mënyrë artizanale nga vetë banorët.

Të pacertifikuara për rezistencën e tyre dhe efektin që shkaktojnë në tarracat e pallateve rreziku është prezent. Rrezikun e pranojnë edhe vetë banorët, të cilët pohojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Banorët: Janë të rrezikshme përderisa ndërtesat e vjetra janë të amortizuara dhe lagështira bën punën e vetë. Ndodh kjo që gjatë ngricave, depozita mund të shpërthejë. Le të ketë ujë 24 orë në mënyrë që mos të mbajmë depozita. Mund të bie tarraca, apo gjatë tërmeteve.

E ndërsa vetë banorët pranojnë të rrezikojnë për të siguruar ujë në banesat e tyre, drejtori i ujësjellësit në Bashkinë e Elbasanit i bashkohet shqetësimit të tyre. Ai thotë se kanë një projekt për furnizimin e qytetit me ujë pa ndërprerje por janë në pritje të konkretizimit.

Leli Kaja, drejtor i Ujësjellësit: Bashkia Elbasan nuk e ka ujin 24 orë akoma. Jemi duke punuar për këtë punë por kërkohen fonde të cilat duhet të sillen nga qeveria. Është një zotim i kryeministrit që do jetë e mundur që brenda mandatit të ketë ujë 24 orë. Besoj se do realizohet. Për depozitat kemi dërguar edhe njoftime ne, normalisht që më mirë është të jetë uji 24 orë në mënyrë që të nxjerrim jashtë loje depozitat.

Një tjetër rrezik qe vjen nga depozitat e ujit është edhe rrjedha e vazhdueshme e ujit e cila dëmton strukturën e tarracës.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë