10 familje të fshatit Floq kanë protestuar të hënën për vlerësimin e shtëpive të tyre të dëmtuara gjatë tërmetit që goditi pak muaj më parë Qarkun Juglindor.

 

Banorët e kanë cilësuar si jo të drejtë vlerësimin e banesave. Vlera e percaktuar, sipas tyre, nuk është e mjaftueshme për riparimin e dëmeve duke kërkuar edhe njëherë ndërhyrje nga shteti për një vlerësim të dytë.

 

Banorët kanë pezulluar punimet në shtëpitë e tyre, pasi për ta ky vlerësim është qesharak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re