Banorët e fshatit Andriivka, vend i cili bart gjurmët e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, rrëfyen se gjatë sulmeve ruse janë fshehur në qilarët e shtëpive të tyre për rreth një muaj dhe kanë përjetuar momente të tmerrshme.

Fshati Andriivka që ndodhet në rajonin e kryeqytetit ukrainas, Kiev, ishte cak i sulmeve pasi u mor nën kontroll nga forcat ushtarake ruse më 26 shkurt.

Në fund të muajit mars, pasi ushtria ukrainase sërish e mori nën kontroll fshatin, shtëpitë u bombarduan dhe mbi 40 civilë humbën jetën.

“Në sulmet më qëlloi një shrapnel në krah”

Nina, një banore e fshatit që nuk dëshironte të tregojë mbiemrin e saj, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se janë fshehur rreth një muaj në qilarin e shtëpisë. “Kur dolëm nga qilari, atë që e pamë ishte e tmerrshme. Ishte bombarduar shtëpia jonë”, u shpreh ajo.

Më tej, duke treguar se janë vjedhur sende me vlerë të banorëve të fshatit dhe gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën mbi 40 civilë, Nina tha se “Ushtarët rusë kur hynë në fshat na i morën celularët dhe i thyen. Prandaj nuk arritëm t’i kontaktojmë gjatë kohë të afërmit tanë”.

“Këtu erdhëm kërkuam ndonjë send që ka mbetur i paprekur por nuk arritëm të gjejmë. Nuk e di se prej kur do ta fillojmë jetën”, tha ajo duke treguar se për momentin janë vendosur te vajza e saj në Kiev.

Bashkëshorti i Nina-s, Viktori nga ana tjetër, duke theksuar se e ardhmja e tyre është e pasigurt tha: “Mund të shihni se si është gjendja e shtëpisë sonë. Mendova se mund të rinovoja, por shtëpia është e papërdorshme”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re