Skip to content

Banorët e fshatit “pushtojnë” bashkinë e Vlorës, duan rrugë e ujë

Banorët e fshatit Trevllazër në Vlorë protestuan sot ne mëngjes para bashkisë, duke kërkuar, rrugë dhe ujë.

Pasi qëndruan për disa momente përpara godinës së bashkisë ata u futen në ambientet e brendshme të saj, duke kërkuar takim me kryetarin e bashkisë për plotësimin e kerkesave.

Banoret thane se rruga që të çon në fshat është tejet e amortizuar, nderkohe qe gjysma e shtepive prej shume kohësh nuk furniziohen me ujë të pijshëm.

Protestuesit sqaruan se ne cdo fushate elektorale kane marre premtime, qe ne fakt nuk jane mbajtur.

Nderkohe bashkia e Vlorës tha se punimet për rrugën e fshatit Trevllazër do të nisin shumë shpejt.