Banorët e Hotolishtit janë ngritur në protestë kundër rrugës Elbasan-Qafë Thanë dhe janë përplasur me policinë.

“Duam tunel”, dëgjohen duke thënë banorët, ndërsa pjesë e protestës janë edhe fëmijët.

Pas tensioneve me policinë janë ulur në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin.

Ata kanë sjellë me vete në demonstratë një arkivol, që e kanë vendosur në mes të rrugës.

“Hotolishti është gati të përgjigjet, ose ne, ose ju”, shkruhet në një pankartë vendosur pranë arkivolit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko