Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, në një reagim për FaxNews, ka përgënjeshtruar pretendimet e banorëve të fshatit Kaninë se ai po u merr me të padrejtë pronën e tyre. Velaj thekson se prona e tij është me letra që prej vitit 1884 dhe pretendimet e banorëve nuk qëndrojnë.

Madje ai shprehet se nuk është në asnjë proces gjyqësor me banorët. Për sa i përket prononcimeve të këtyre të fundit se ekziston një vendim gjyqësor në favor të tyre, deputeti thekson se kjo nuk është e vërtet dhe nuk ka asnjë vendim gjykate kundra tij.

“Pronën e kam me letra që prej vitit 1884, skam asnjë process me banorët e Kaninës dhe nuk ka asnjë vendim gjyqësor të fituar prej tyre”, deklaroi Velaj për FaxNews.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme banorët e fshatit Kaninë në Vlorë, zhvilluan një protestë në lidhje me pretendimin se deputeti socialist Fate Velaj, i ka marrë në mënyrë të kundraligjshme një pronë prej 120 hektarësh.

“Ne kemi dokumenta që nga Perandoria Osmane, nuk ka nevojë tani me ligjin 75001. Fate Velaj kërkon diçka që nuk i takon. Ne do të përshkallëzojmë protestat”.- u shpreh një banorë i fshatit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re