Qytetarët e Kavajës vlerësojnë shumë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ata e shohin Fisnik Qosen si personin, që mund të ndryshojë qytetin, i cili sipas tyre nëse nuk do të ndodhë rocationi do të kthehet në fshati.

Banorët e Kavajës theksojnë se Fisnik Qosja është shumë njerëzor.

“Lum ata prindër që e kanë. Është komunikues me njerëzit. U përmbytën para dy javësh fushat kur ra shi. Fisniku shkoi shtëpi më shtëpi andej nga bregu i detit”, u shpreh një banor.

Një tjetër u shpreh: “Mbi të gjitha është i moralshëm, nuk është hajdut.”

Një tjetër qytetar, besimplotë se kandidati i “Bashkë Fitojmë” do jetë kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës në 15 maj, tha edhe një batutë.

“Të dalë i riu, se i riu do zëvendësojë të vjetrin, po se zëvendësoi i vjetri plaket kështu që duhet të dalë i riu që të ecim përpara”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re