Banorët e Këlcyrës që preken nga projketi pedonales kanë protestuar sërish këtë të shtunë para Bashkisë së qytetit.

 

Në protestën e banorëve që rrezikojnë shtëpitë si pasojë e projektit ka qenë I pranishëm edhe ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu shprehet se duhet t’I jepet fund sipas tij, projekteve korruptive dhe shkatërrimit të pronës private.

 

Duke e krahasuar me protestën e banorëve të Astirit, Shehu u bën thirrje banorëve të Këlcyrës që preken nga projekti që të vazhdojnë protestën pasi vetëm ashtu mund të ndalojnë prishjen e shtëpive.

 

“Ndal projekteve korruptive, arrogances se rregjimit, shkaterrimit te pronese privte e hedhjes ne rruge te banoreve! Kjo u protestua sot se bashku ne Kelcyre kunder kesaj qeverisje dhe atij kryetari bashkie aty, qe pa asnje transparence dhe argumentimi duan te shkaterrojne dhjetra godina e shtepi. Nje “projekt rekteativ” ky, sic e quajne, kunder te cilit eshte shprehur edhe Keshilli Bashkiak ne terresi. Vetem protesta e vazhduar mund ta ndaloje kete “Astir” te dyte.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re