Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Në kodrat e Ksamilit vijon të jetë aktiv zjarri i cili u aktivizua në orën 19.30 të mbrëmjes së sotme. Nga pamjet e sjella nga vendngjarja, shihet se zjarri ende vijon të jetë me përmasa të mëdha.

Për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore në këtë zonë, shuarja e zjarrit po bëhet me krahë. Në aksionin për shuarjen e zjarrit po marrin pjesë edhe banorë të Ksamilit.