Banorët e Laknasit janë hedhur sot në protestë, ndërsa kundërshtojnë ndërtimin e një thertore në këtë zonë. Situata është tensionuar shumë, madje nuk kanë munguar as përplasjet mes banorëve dhe policisë bashkiake.

Mes përplasjeve, njërës prej grave protestuese i ka rënë të fikët pasi vuan nga zemra. Teksa gruaja ende qëndron e shtrirë përtokë, vajza e saj tejet e revoltuar denoncoi sipas saj dhunën e ushtruar dhe presionin nga ana e policisë. E reja, studente e Infermierisë deklaroi publikisht se ambaulanca nuk i kishte dhënë ndihmën mjekësore nënës së saj, por vetë ajo kishte ndërhyrë për t’i shpëtuar jetën.

“Nëna ime është e shtrirë….Nëse nënën e time e gjen gjë, duhet të përballen me mua. Nëna ime është me zëmër. Ja dhashë unë ndihmën e parë se jam për infermieri. Dhe ambulanca nuk i dha fare ndihmë, por iku. Policia rri këtu dhe qesh. Bënte presion dhe donte të vinte gardhin aty”, -tha vajza.

Ndërkohë, një tjetër protestuese tha se janë kundër ndërtimit të thertores, pasi do të ndotet ambienti. “E gjithë bota po i mbrojnë pyet. Kurse ai vjen e bën thertore derrash. Fëmijët tanë do të ndjejnë çdo ditë erën e keqe…Duhet të japë llogari Xhelal Mziut”, pohoi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re