Skip to content

Banorët e Laprakës bllokojnë rrugën në protestë: Të kompensohemi me çmim tregu, shteti po na vret me indiferencën e tij (Thirrja për Avokaten e Popullit)

Banorët e Laprakës kanë dalë në një protestë mbrëmjen e sotme për të kërkuar dëmshpërblim me çmim tregu për shtëpitë e tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

“Të na kompensojnë me çmim tregu. Na kanë thënë se kjo shtëpi do ta kapi projekti dhe asgjë tjetër. Nuk na kanë thënë absolutisht asgjë. Vetëm kanë ardhur kanë bërë matjet. As ata vetë nuk e dinë projektin. Nëse shtëpia do prishet, ne duam kompensim çmim tregu”, tha njëri nga banorët.

Nga ana tjetër, një banore u shpreh se shteti po i vret me indiferencën e tij, duke shtuar se nuk janë kundër zhvillimit por duan dëmshpërvblim.

“Ne presim një shfaqje të prjektit. Presim të marrin informacion ata që nuk kanë marrë legalizimet për faj të institucioneve. Ne nuk jemi kundër zhvillimit, kundër qytetërimit, por duam që projekti të mos mbahet nën rrogoz por të dalë në shesh. Sot po na vret shteti me indiferencën e tij. Ndihemi të pasigurt për nesër. Jemi ankuar por askush nuk e vë ujin në zjarr për ne. Askujt nuk i bie mend a ekzistojmë apo jo”, tha ajo.

Në fund, një banor i bëri thirrjen Avokatës së popullit që rtë dërgojë një përfaqësues në protestë, pasi ajo paguhet me lekët e popullit.

“Kërkojmë sqarim të plotë nga do shkojë Unaza e Madhe, pasi projekti është devijuar. Nga shteti kërkojmë të na sqarojë projektin dhe të na japë dëmshpërblimet që na takojnë. Nuk jemi kundër rrugës, por duam dëmshpërblim. Rruga na interesion më shumë ne qytetarëve sesa politikanëve. Nuk do të lejojmë me fillu punimet pa bërë dëmshpërblim. Duam dëmshpërblim siç duhet, jo shko në banesa sociale 1 apo dy vite. Ta harrojnë. Ta harrojnë se do japin çmim qesharak. Duan të më flakin në rrugë. Kam 30 vite që jetoj unë këtu. Ta harrojë Edi Rama se do bëhet rrugë këtu pa marrë dëmshpërblim me çmim tregu. Do protestojmë dhe do përshkallzojmë me bllokim rruge. O zonja avokate, a je në Shqipëri  , a jeton në Honolulu. A paguhesh me taksat e popullit shqiptar? Pse nuk çon një përfaqësues tatin këtu? Megjithatë ajo nuk ka faj, do t’i them ço një njeri këtu në protestë. Po s’ke si e çon ti, se ty të ka zgjedhur Lulzim Basha dhe i ke dhene 170 milionë euro atij për prishjen e pallatit në Vlorë“, deklaroi ai.

/faxweb