Një grup banorësh pranë zonës së Laprakës në Tiranë kanë protestuar kundër bllokimit të rrugës nga ARRSH.

Ata u shprehën se në pjesën që është bllokuar rruga nga ARRSH nuk po kryhen punime dhe kjo po i mban peng. Banorët të irrituar thanë se ky vendim i ARRSH për të bllokuar rrugën u shkakton shumë probleme.

“Na është bllokuar rruga, nuk shkojmë dot as në spital. Unë jam një qytetar i ndershëm që nuk kam lidhje me asnjë, duam që rruga të jetë e hapur. Kjo është një pakënaqësi e kësaj qeverie, PS mund të jetë shumë e mirë, por me atë që ka në krye ia dëgjofsha haberin” tha një qytetar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re