Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati.

Mëngjesin e kësaj të marte, 3 shkurt, iu janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë, por edhe se kanë frikë kur kalojnë nga kamionët që shpeshherë, për të evituar gropat e mëdha në rrugë, hipin mbi trotuar.

Banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shteti, ndërsa paralajmërojnë se do të protestojnë derisa kërkesa e tyre të merret parasysh.

“Hera e tretë që dalim nuk na kanë sjellë asnjë përgjigje. Sot kemi marrë edhe fëmijët, i kanë këpucët krejt baltë, kanë protestuar e fëmijët pa i çuar në shkollë sot ne presim përgjigje nga shteti.

E treta herë që po dalim në protestë dhe asnjë reagim nga shteti. Kemi dalë me gjithë kalamaj. Do të dalim derisa të kemi një përgjigje.

Është me të ardhur keq për gjendjen në të cilën ndodhet rruga. Gjynah për këta fëmijë që vijnë këtu, reshjet kanë qenë të shumta dhe ka pasur baltë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re