Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës kanë dalë në protestë para Bashkisë së qytetit bregdetar të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi pronari i objektit nuk është paraqitur për t’ju dhënë shpjegime.

Sipas tyre, pallati është klasifikuar si objekt që nuk paraqet rrezikshmëri për të banuar, por nga ana tjetër ka dëme në mure dhe suvatime.

Banorët kërkojnë nga ndërtuesi që të rikonstruktojë dëmet e shkaktuara ndërsa e akuzojnë se nuk u është përgjigjur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re