Banorët e Paskuqanit të cilët kanë vijuar protestën e tyre pas njoftimit se shtëpitë e tyre do të shemben për t’i hapur rrugë devijimit të projektit të njoftuar nga ARRSH kanë organizuar një protestë duke bllokuar rrugën.

Në protestë janë bashkuar edhe banorët e Laprakës dhe 5 majit, shtëpitë e të cilëve gjithashtu janë projektuar për t’u shembur. Gjatë protestës, ka pasur përplasje të banorëve me forcat e policisë të cilët u përpoqën të shpërndanin protestën

Gjatë konfrontimit fizik, disa prej banorëve u shprehën për Fax News se nuk u ishte dhënë asnjë njoftim i mëparshëm për shembjen e banesave të tyre.

Njëri prej protestuesve: Këta që na prishin shtëpitë a janë të ligjshëm a janë të paligjshëm? Këto që na ndalojnë ne të protestojmë, a janë vetë të ligjshëm? Pse nuk vjen askush të flasë me ne?

Nuk ka ardhur asnjë lloj reagimi nga askush, edhe të jetimores me qenë, nuk do silleshin kështu. E kemi mësuar nëpër televizore vendimin për prishjen. Banesa ime është e palegalizuar, ka që në 1997-tën që jam regjistruar për legalizimin e shtëpisë.

Tjetër protestues: Kanë vënë kryqat nëpër banesa dhe nuk e dimë se çfaqrë po bëjnë. Nuk tregojnë asgjë tjetër, nuk flasin se çfarë do bëhet. Vetëm njëherë kanë ardhur disa njerëz për të bërë disa foto dhe më pas askush nuk ka ardhur të na sqarojë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re