Këto janë pasojat e përmbytjes se dy ditëve me pare edhe ne fshatin Murqin te Fushe-Krujës.
 
10 familje qe jetojnë pranë lumit Ishëm kane mbetur pa strehe. Uji dhe balta qe vërshoi mbi shtëpitë e tyre  shkatërroi gjithçka.
 
Orenditë e ndryshme,  pajisjet elektro-shtëpiake dhe çdo gjë tjetër, brenda dhe jashtë mureve te shtëpisë janë dëmtuar tërësisht. Banoret e përmbytur kërkojnë ndihme! Tashme nuk kane asgjë veç rrobave te trupit.
 
Banoret thonë se  natën e vërshimit te ujit janë nxjerre me shpejtësi nga forcat e ushtrisë. Por te ndodhur tashme ne këto kushte ata kërkojnë zgjidhje nga shteti pasi shtëpitë e tyre janë bere te pabanueshme.
 
Kjo nuk është hera e pare qe banoret e kësaj zone përmbyten. Sa here qe lumi Ishëm dhe Erzen dalin nga shtati  këto banesa janë te parat qe preken nga vërshimi i ujit. Ndërsa ne Derven dhe zona te tjera te Fushe-Krujës banoret e përmbytur po punojnë për largimin e baltës nga shtëpitë. Demet ne banesa dhe te mbjella janë  te konsiderueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re