Ditën e sotme, banorët e njësisë administrative, Postribë kanë dalë në një protestë ku kanë denoncuar problemin e ndotjes së ujit të pijshëm. Sipas banorëve, ky problem ndodhte sa herë që bie shi dhe në gjykimin e tyre problem shkaktohej nga gurorja që ishte ndërtuar pa ndonjë projekt të mirëfilltë.

Ndërsa lidhur me këtë çështje është shprehur edhe administratori i njësisë administrative Postribë, Altin Shabaj, i cili ka thënë se problem nuk lidhej me guroren por me faktin se ku ndodhej burimi i ujit. Sipas tij, ky problem ndodhte gjithmonë kur binte shi, por shtoi se kishte fshatra edhe më problematikë të cilët kishin vetëm 1 orë ujë në ditë.

Administratori, Altin Shaba: Përsa i përket problematikës për të cilën banorët e Postribës protestuan ditën e sotme, mund të them se nuk është një problematikë e re por ka disa vite që e vuajnë këtë problem. Ky problem është evidentuar që në fillim kur është ndërtuar ujësjellësi. Sa herë që bie shi, uji turbullohet. Një pjesë të problematikës e kam ndjekur vetë duke qenë në dispozicion të banorëve.

Sa i përket lejes, nuk është njësia administrative e cila jep lejen për guroren e ndërtuar pranë ujësjellësit. Kjo problematikë ka qenë përpara se të ndërtohej gurorja sepse shkaktohej pikërisht në momentin kur binte shi.

Është bërë një investim dhe në atë moment normalisht që investitorët e kanë verifikuar se uji është i pijshëm. Dhe është vëzahguar problem në momentin që bie shi, por kjo ndodhte për vetë faktin e vendndodhjes së burimit të ujit që ndodhet në një përrua.

Është vetëm një periudhë e vogël që turbullohet uji, por nuk është se rrinë gjatë pa ujë. Ka fshatra në Postribë që rrinë vetëm me një orë ujë në ditë. Nuk është se pritet ndonjë investim së shpejti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re