Banorët e Rinasit janë ngritur sërish sot në protestë duke bllokuar aksin rrugor për në drejtim të Rinasit.

 

Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë dhe kanë bllokuar qarkullimin. Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Rruga e njohur si ‘Ura e Hajdutëve’ që të lidh me Kamzën është bërë me një sens lëvizje dhe banorët e asaj zone që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk kalojnë dot aty.

 

Ata duhet të shkojnë tek Ura e Gjolës, më pas tek Fushë Preza dhe për të kaluar më pas tek rrethrrotullimi i Vorës për të marrë aksin e autostradës.

 

260 shtëpi preken nga bllokimi i rrugës, ndërsa 130 fëmijë duhet të përshkojnë një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shkollë. .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re