Alternativat e ofruara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për lëvizjen e banorëve të Rinasit dhe zonave përreth nuk i ka bindur këta të fundit, të cilët dolën sërish në protestë.

 

Për të tretën ditë me radhë tubuesit bllokuan rrugën.

 

Ata kërkuan që aksi që lidh kryeqytetin me aeroportin “Nënë Tereza” të rikthehet sërish me dy kalime. Tubimit iu bashkuan edhe fëmijët të cilët në masë bojkotuan mësimin.

 

BANORET

Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. Të rikthehet rruga siç ka qenë.

 

Ndërkohë policia kërkoi largimin e banorëve nga rruga me qëllim normalizimin e qarkullimi të mjeteve.

 

Për shkak të trafikut në këtë zonë, ARRSH ka vendosur për një afat të pacaktuar që lëvizja drejt aeroportit të bëhet me një sens lëvizje, duke filluar nga Qafë Kashari te rrethrrotullimi i “Nënë Terezës” deri në Ahmetaq.

 

Ndërkohë, mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinasit do të ndjekin rrugën Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Banorët e zonës gjatë kësaj kohe do jenë të detyruar që të përdorin rrugët alternative dhe pse me më shumë kosto.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re