Skip to content

Banorët e Tajvanit votojnë pro rihapjes së termocentralit bërthamor – pa pjesëmarrje të mjaftueshme që referendumi të jetë i vlefshëm

taiwan referenum

Presidenti theksoi se ishulli mund të rikthehet te teknologjia bërthamore në të ardhmen nëse përmirësohen standardet e sigurisë.

Referendumi për rihapjen e termocentralit të fundit bërthamor të Tajvanit nuk arriti pragun e kërkuar për t’u konsideruar i vlefshëm,

por Presidenti Lai Ching-te tha se ishulli mund të kthehej në teknologjinë bërthamore në të ardhmen nëse përmirësoheshin standardet e sigurisë.

Referendumi, i mbajtur të shtunën dhe i mbështetur nga opozita, pyeti nëse termocentrali bërthamor i Maasan duhet të rihapet, me kusht që të konfirmohej se nuk kishte probleme sigurie.

Rreth 4.3 milionë njerëz votuan në favor të rihapjes së termocentralit, ndërsa 1.5 milionë votuan kundër, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Megjithatë, propozimi kishte nevojë për mbështetjen e një të katërtës së të gjithë votuesve të regjistruar – rreth 5 milionë njerëz – që referendumi të miratohej, sipas ligjit zgjedhor.

Centrali u mbyll në maj ndërsa qeveria kalon në burime të rinovueshme të energjisë dhe gaz natyror të lëngshëm, raporton Reuters.

Partia e vogël Popullore e Tajvanit propozoi referendumin dhe, me mbështetjen e Kuomintangut shumë më të madh, e miratoi ligjin me votim. Qëndrimi i saj është se Tajvani ka nevojë për burime të besueshme energjie dhe nuk duhet të varet aq shumë nga importet.

Qeveria tajvaneze pohon se ka shqetësime serioze për sigurinë në lidhje me prodhimin e energjisë bërthamore në Tajvanin e prirur ndaj tërmeteve dhe menaxhimin e mbetjeve bërthamore.

Përshtati në Shqip S