Banoret e Thumanës te strehuar ne hotelet e Shëngjinit kane refuzuar ushqimin këtë te shtune ne shenje proteste.

 

Sipas tyre përfaqësues te bashkisë Kruje u kane dhënë afat deri me date 3 janar qe te lënë ambientet ku po strehohen dhe te gjejnë banesa me qira pasi bashkia do t’u paguajë bonusin.

 

Ata refuzojnë këtë marrëveshje pasi thonë se e kane te pamundur te gjejnë banesa dhe se qiratë e shtëpive janë rritur pas tërmetit.

 

Banoret e mbetur pa strehe i bëjnë thirrje qeverise qe te mos u japë bonus por tu gjeje shtëpi dhe te beje marrëveshjen me qiradhënësit.

 

Banoret e Thumanës, Laçit e Mamurrasit vijojnë qe te jene te strehuar ne hotelet e Shëngjinit prej afro një muaji. Pjesëtaret e dhjetëra familjeve nuk e dine e ende se çfarë do te ndodhe me ta pas datës 3 janar. Ata thonë se do te vijojnë refuzimin e ushqimit nëse nuk marrin një zgjidhje për problemin e tyre nga qeveria.