Skip to content

Banorët e Unazës para ministrisë: Do ti mbrojmë shtëpitë me çdo mënyrë, do hakmerremi pë drejtësi

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Qytetarët që preken nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës nuk ndalen me protestat e tyre.

 

Këtë të premte, ata qëndruan për më shumë se tre orë përpara ministrisë së Infrastrukturës për të mësuar sesi do të trajtohen për banesat që do shemben, por nuk morën asnjë përgjigje.

 

BANORET

Deri tani s’na kanë dhënë asnjë zgjidhje. Nuk është legalizuar, kanë ardhur i kanë bërë matjet dy herë. Kërkojmë që të na jepen hyrjet në pallat ose diku, të trajtohemi domethënë. 

 

Sipas banorëve, bonusi i qerasë nuk është zgjidhje, ndërsa shprehen se pronën e tyre do ta mbrojnë deri në fund.

 

BANORET

Nuk na kanë ardhur të na thonë asnjë fjalë, na e kanë kthyer legalizimin. Si nuk ka ardhur asnjë njeri, një deputet, një person i bashkisë që të na thoshte se këtu bie rruga. Duam të dëmshpërblehemi, të shpronësohemi si të gjithë qytetarët njësoj, si ai me letra, si ai pa letra. Ne nuk jemi për bonus qeraje se të jesh në shtëpi e të dalësh me bonus qeraje e kemi parë edhe në Shkozë, edhe ne Astir dhe kanë ngelur me bonus qeraje. Ne do të bëjmë vetëmbrojtje, do bëjmë të pamundurën, do hakmerremi për drejtësi.

 

Banorët që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës kanë protestuar vazhdimisht, duke kërkuar shpronësim me vlerën e tregut dhe jo me çmimin e referencës.

Edhe ata që i kanë shtëpitë të palegalizuara, vazhdojnë të hedhin akuza për përjashtim të padrejtë nga procesi. Një tjetër pretendim i tyre është edhe devijimi i gjurmës së unazës.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë