Banorët e zonës së Unazës së Re janë solidarizuar me personat që u prekën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili mori jetë njerëzish por edhe shkatërroi shumë banesa.

Përmes një njoftimi, banorët e Astirit bëjnë me dije se në dispozicion të të prekurve, vihet një pallat 5 katësh, për çdo person që ka mbetur i pastrehë.

Përveç strehimit, këta banorë, në bashkëpunim me Aleancën për Teatrin Kombëtar, ofrojnë edhe ushqim për të prekurit.

DEKLARATA

Ne familjet dhe banoret e Unazes se Re, ne solidaritet te plote me situaten e post-termeteve, veme ne dispozicion kete ndertese 5 kateshe per c’do familje e banor te pastrehe nga termeti sidomos per zonen e Durrsit e te Thumanes por jo vetem!

Godina e banimit ka kapacitet banimi per rreth 200 persona, eshte 5 kateshe me uje, drita, e kushte higjeno sanitare shume te mira, eshte afer 1 deri 3 minuta stationeve te autobuseve, urban e interurban.

Spitali Ushtarak eshte vetem 15 minuta larg ne kembe nga godina.

Godina e banimit ka dhe ambient magazinie.

Godina e banimit gjendet 100-m sapo hyne ne Unaze te Re krahu i djathe te Sheshi Shqiponja.

Ne banoret e Unazes se Re bashke me Aleancen per Teatrin marim persiper strehimin e te pastreheve pa afat deri ne nje zgjidhje te dyte!

Bashke me Aleancen per Teatrin do t’ju sigurojme ushqime rroba batanije dysheke e c’fare tjeter ju nevojitet per ta kalur me sa me pak dhimbje kete situate te veshtire!

C’do familjee banor i demtuar nga termeti mund te na kontaktoje jemi ne dispozicion 24 ore per Ju.

SHPERNDAJE SA ME SHUME!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re