Banorët e zonës së “Unazës së Re” të cilët tashmë prej ditësh po protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre, janë shprehur se do të vijojnë rezistencën deri në fitimin e kauzës së tyre.

Ato gjithashtu theksuan faktin se pavarësisht se janë mbështetur nga deputetë të opozitës, protesta e tyre është e depolitizuar pasi po ato po kërkojnë mbrojtjen e banesave të tyre.

“Sot është dita e 39 e protestës së Unazës së Re dhe kjo tregon rezistencën tonë. Projekti është shkatërrues i Unazës së Re”, por “Unaza e Re” do jetë model i zhvillimit të territorit dhe model zhvillimi ekonomiko-social, dhe kjo nuk është politike.

Kjo nuk është politike, por është një protestë e rezistencës. “Unaza e Re” nuk ka frikë për asgjë, këtu janë shqiptarët.”- u shpreh avokati Artan Manushaqe.

“Sovrani jemi ne! Sovrani jemi ne! Këtu nuk do të kalojë asnjë fadromë Edi Rama mbaje mend.”– u shprehën banorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re