Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka komentuar protestat e banorëve të Zall Herr kundër guroreve në zonë.

Në një reagim në “Facebook”, Pampuri shprehet se “rruga është pengese për të dërguar fëmijët në shkollë, për të marrë shërbime shëndetësore”.

Sipas saj, pa rruge jeta ë atë zonë të Zall Herrit është totalisht e paralizuar.

Deputetja demokrate shprehet se, krahas halleve të tjera me të cilat përballen shqiptarët, siç janë çmimet e larta, kosto e lartë e jetesës, pagat e ulëta, “sot vijon ende të protestohet për mungesë infrastrukture në zona fare pranë Tiranës dhe mungesë furnizimi me ujë për shkak të rrjeteve të amortizuara, për të cilat nuk mendon askush”.

“Sot banorët e Zall Herrit, protestojnë e nuk do të ndalen deri sa halli i tyre jetësor të zgjidhet”, thekson ajo.

Reagimi i Pampurit

Banorët e Zall Herrit, sot në protestë, për të disatën herë, për një problem, që sot mund të duket i çuditshëm përballë halleve të tjera me të cilat përballen shqiptarët, siç janë çmimet e larta, kosto e lartë e jetesës, pagat ekstrem të ulëta krahasuar me vendet fqinjë, mungesë e përllogaritjes së minimumit jetik, si baza për vlerësimin dhe përllogaritjen e rritjes së pagave, pensioneve apo mbështetjes sociale, sot vijon ende të protestohet për mungesë infrastrukture në zona fare pranë Tiranës dhe mungesë furnizimi me ujë për shkak të rrjeteve të amortizuara, për të cilat nuk mendon askush.

Rruga është pengese për te dërguar fëmijët ne shkolle, për te marre shërbime shëndetësore, për te udhetuar per ne pune, pa rruge jeta ne ate zone te Zall Herrit eshte totalisht e paralizuar.

Sot banorët e Zall Herrit, protestojnë e nuk do të ndalen deri sa halli i tyre jetësor të zgjidhet

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re