Banorët e Zall Herr kanë dalë sërish në protestë kundër guroreve në zonë.

Ata kanë vendosur gurë në rrugë për të mos lejuar kalimin e kamionëve. Banorët shprehen se “duam ujë dhe rrugë, thonë që uji turbullohet nga shiu, po pse sot që s’ka shi pse është i turbullt uji”.

“Në maj deputeti ishte për fushatë këtu, dhe nuk flet. Njësia jonë vjen për të marrë lekët për ditë të hëne se ditë të tjera nuk vijnë në punë. Do rrimë këtu deri sa të zgjidhet problemi. Këtu jetojnë njerëz. Duam ujë dhe rrugë, dy çështje themelore. Ata thanë se turbullohet nga shiu, po sot që s’ka shi pse është i turbullt uji? Të gjithë këtë problem po e krijojnë kamionët. Nuk ka pasur asnjë reagim. Ka ardhur vetëm deputeti i zonës, kemi bërë një takim”, tha një prej protestuesve.

Ndërsa një tjetër u shpreh: “Ne nuk do të rrimë në heshtje”, duke paralajmëruar se protesta do të vazhdohet.

Një banor tjetër shtoi: “Pronari i një prej guroreve thotë që ‘mua s’ke çfarë më bën’. Janë disa pronarë guroresh këtu.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re