Mungesa e infrastrukturës ka detyruar banorët e fshatrave Zall-Herr, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj të protëstojnë duke bllokuar dhe rrugën.

 

Banorët shprehen se kanë më shumë se 15 vjet me një kërkesë: Asfaltimin e 3500 m rrugë të fshatit.

 

Kahas mungesës së ndërhyrjes, ata thonë se rruga çdo ditë e më shumë shkatërrohet nga mjetet e tonazhit të lartë që kalojnë çdo ditë.

 

Kërkesat e shumta drejtuar ARRSH, deputetit të zonës apo bashkisë thonë banorët nuk kanë marr përgjigje, ndaj paralajmërojnë ndërhyrje ose në të kundërt do të ketë përshkallëzim protestash.

 

Rruga, përveç lehtësimit për jetën e banorëve, lidh Tiranën edhe me liqenin e Bovillës, që së fundmi është kthyer një atraksion turistik, me interes për të huajt dhe vendasit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re