Banorët e fshatit Vojak, në njësinë administrative Poliçan kanë bllokuar sot rrugën duke mos lejuar kalimin e mjeteve të TAP në shenjë proteste për mos mbajtjen e premtimeve që sipas tyre janë bërë për përmisimin e infrastrukturës në këtë zonë.

Dhjetra banorë u mblodhën paraditen e sotme në hyrje të fshatit duke protestuar për disa  orë. Gra dhe fëmijë që u përfshinë në këtë protestë me pankarta nëpër duar u shprehën se do të vijojnë të bllokojnë mjetet e gazsjellësit, pasi drejtuesit e TAP nuk kanë mbajtur premtimet për ndërtimin e rrugës, urës dhe ujesjellësit.“Janë 10 fshatra dhe plotë pesë mijë banorë që lidhen me këtë rrugë, e cila është në gjendje skandaloze dhe sapo nisën punimet e gazsjellësit, pasi u bë shpronësimi i tokave çmim të cilin ne nuk e diskutuam na u premtua se do të na ndërtohej rruga e fshatit, ura dhe usjellësi, premtime të cilat nuk janë mbajtur”, shprehen banorët.
Protestuesit u afruam më pas në territorin ku TAP po zhvillon punimet duke u kërkuar punëtorëve të kompanisë që të largohen, pasi drejtuesit nuk u janë pëgjigjur kërkesave për tu takuar me ta.
Kjo është protesta e dytë që banorët e kësaj zone zhvillojnë kundër TAP dhe sipas banorëve ata kanë kërkuar disa herë që të takohen disa herë me drejtuesit e kompanisë, por nuk janë takuar. Në vijim banorët deklaruan se do ti vijojnë protestat e tyre, madje do ti përshkallëzojnë ato.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re