Një banesë e braktisur pranë zonës së Pusit të Mezinit në Vlorë është djegur gjatë ditës së sotme.

 

Mësohet se shkak ka qenë djegia e mbeturinave.

 

Banorë të zonës , i kanë vënë zjarrin mbeturinave, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

 

Zjarrvënësit ,persona ende të paidentifikuar kanë dashur pikërisht të djegin mbeturinat pa menduar se flakët e zjarrit të mbeturinave ,favorizuar dhe nga era do të rrezikonin gjithë zonën.

 

5 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikës në përpjekje për të shuar flakët, kanë mundur të bëjnë lokalizimin e tyre dhe pas më shumë se 2 orë luftë me zjarrin ,ia kanë dalë ta shuajnë.