Kreu i PD, Lulzim Basha ka parë nga afër rrugën e përmbytur të Obotit në Shkodër si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej ditësh. Basha shprehet se është treguesi i mungesës së menaxhimit pasi shteti nuk ka bërë asgjë që njerëzit të mos izoloheshin dhe bën thirrje që tu vijnë në nidhmë sepse të gjithë po vuajnë.

”Nuk është situatë e mirë që ndodhemi shpesh këtu. Banorët në dëshpërim total. Ju përgëzoj që keni qenë përkrah banorëve. Do bëjmë ç’mundemi. Tani sapo mbërrita, pashë që po vinin 2 kamionë, nuk e di ndërruan turnin, apo vijnë për herë të parë. E rëndësishme është të jenë këtu. Izolimi i Obotit është shenja e parë e përmbytjes. Nga ana tjetër është treguesi i një mungesë totale e menaxhimit. Duhet të ishin marrë masat që familjet të mos izoloheshin.

E lehtë për të qenë i hidhëruar me këtë, prandaj jemi afër jush sot. Ju goditeni të parët, përgjegjësinë e ka shteti për t’iu ardhur në ndihmë, por dhe ne do ju ndihmojmë me ç’kemi në dorë. Duhet të bëjmë gjithçka t’ju gjendemi pranë. Nga COVID-19 në përmbytje, mund të ishte menaxhuar më mirë. Tani që situata po precipiton duhen marrë të gjitha masat. Ju i keni në krahë njerëzit tanë. Me gjithçka kemi do jemi pranë jush. Duhet ta theksoj se detyra kryesore është e shtetit të lërë gjithçka tjetër, dhe t’i vijë në ndihmë qytetarëve.”- tha Basha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re